< Receta e Cekës: TORTË ME GËSHTENJA - Reçeta - Kosova Sot
Receta e Cekės: TORTĖ ME GĖSHTENJA

Receta e Cekės: TORTĖ ME GĖSHTENJA

PËRBËRËSIT: 80 gr. gjalpë e zbutur, 8 vezë, 200 gr. sheqer, 300 gr. gështenja, 60 gr. bajame të të bluara, 80 gr. griz, 4 dcl ajkë e tundur.

Tundet gjalpi me sheqer. Shtohen të verdhat e vezëve duke i tundur së bashku. Masës së tundur i shtohen 150 gr. gështenja të ziera dhe të kaluara në sitë, bajamet, grizi dhe të bardhat e vezëve të tundura në borë të dendur. Torta piqet në dy pjesë në temp. të ulët. Ajka tundet e sheqerosur sipas shijes. Shtohen 150 gr. gështenja të ziera dhe të kaluara në sitë dhe 1 lugë rum. Masa përzihet mirë në kremë të njëllojtë. Korja e pjekur lyhet me ajkën e përgaditur. Mbulohet me koren tjetër e cila lyhet mbi dhe anash me të njejtin krem. Zbukurohet me gështenja të ziera, të qëruara dhe të kaluara në sherbet të trashë, ose çokollatë të shkrirë.

(Kosova Sot)

20 orë e 53 minuta më parë