< Receta e Cekes: MISH KECI NË TAVË - Reçeta - Kosova Sot
Receta e Cekes: MISH KECI NĖ TAVĖ

Receta e Cekes: MISH KECI NĖ TAVĖ

PËRBËRËSIT: 1 kg mish nga brinjët, 4 qepë, 2 karota, 2 speca, 2 domate, 2-3 lugë pure domatesh, 1 tubë majdanoz, 2 dcl verë e bardhë, fletë dafine, kripë, piper. Pritet qepa dhe vihet të fërgohet në yndyrë. Hidhet pak kripë. Shtohen mishi i prerë në copa racioni, karota e prerë në rrathë, speci i pastruar nga farat dhe i prerë në copa. Domatet qërohen, priten në kubikë të vegjël dhe i shtohen masës së mishit. Shtohen edhe artikujt e tjerë, rregullohet me kripë e piper dhe, sapo të marrë një valë, masa derdhet në tavë. Hidhet verë dhe tava futet në furrë të nxehtë me temperaturë 200 gradë C për t’u pjekur për 1. 1/2 orë.

(Kosova Sot)

19 orë e 57 minuta më parë