< Receta e Cekës - Ëmbëlsirë me susam - Reçeta - Kosova Sot
Receta e Cekės - Ėmbėlsirė me susam

Receta e Cekės - Ėmbėlsirė me susam

PËRBËRËSIT: 500 gr susam, 500 gr llokum, 200 gr zhele bonbone. Në enë të përshtatshme fërgohet pak susami. Shtohet llokumi duke e përzier vazhdimisht me lugë druri, gjersa të shkrihet llokumi dhe masa të kompaktësohet, raporton Gazeta Kosova Sot

Masa e nxehtë hidhet në letër pergamenti dhe rrafshohet në formë katrori. Zhele bonbonet priten për së gjati dhe në fillim të katrorit vihen në formë shiriti. Sa është e vakët, me ndihmë të letrës, mbështillet ëmbëlsira në formë rolade. Pasi të ftohet pritet në rrathë. 

(Kosova Sot)

10 orë e 16 minuta më parë