< Receta e Cekës - Keks tortë - Reçeta - Kosova Sot
Receta e Cekės - Keks tortė

Receta e Cekės - Keks tortė

PËRBËRËSIT:

1/2 kg biskota ”petit beurre”,

100 gr sheqer pluhur,

250 gr margarinë të zbutur,

 2 vezë,

150 gr çokollatë,

1 lugë rum,

100-150 gr arra të bluara,

2 dcl qumësht.

Margarina e zbutur tundet me sheqer pluhur. Shtohen të verdhat e vezëve (mundet edhe pa vezë), çokollata e shkrirë dhe arrat e bluara. Masës i shtohet rumi dhe përzihet mirë. Nga 4x3 biskota për një shtresë, ulen në qumësht të vakët të ëmblësuar me një lugë sheqer. Lyhen me kremin e përgatitur. Njëlloj veprohet me tërë masën e biskotave dhe të kremit deri në fund (zakonisht 4 radhë) kur duhet e tërë torta të lyhet mbi dhe anash me krem. Mbi hidhen arra të bluara dhe në çoshe zbukurohet me brum marcipani sipas shijes. Pasi të ftohet mirë, torta pritet në katrorë.

(Kosova Sot)

22 orë e 17 minuta më parë