Reçeta e Cekës - Tortë tuneli

  • 12 November 2017 - 10:14
Reçeta e Cekës - Tortë tuneli

Të bardhat e vezëve tunden me shqer. Shtohen dhe përzien me lugë mielli i situr, vaji dhe lëvorja e limonit. Derdhet në gjysmën e tepsisë katrore shporeti, të shtruar me letër të yndyrshme dhe të ndarë me një shirit kartoni. Tundet edhe patishpani i kaftë dhe derdhet në gjysmën tjetër të tepsisë. Piqen në furrë të nxehtë me temp. 200 gradë C. Tunden 6 të verdhat e vezëve me sheqer. Shtohet mielli, përzihet mirë dhe masa hidhet në qumësht të vakët duke e përzier ose tundur vazhdimisht gjersa të vlojë dhe të trashet. Pasi të ftohet pak, shtohet margarini i prerë në copa të vogla dhe vanila. Të gjitha tunden mirë. Në qumësht të nxehtë me sheqer, duke e përzier, hidhet kakaoja, çokollata e grimcuar, margarini i prerë në copa të vogla, arrat e bluara, arrat e grimcuara, keksi i bluar dhe rumi. Rradhitja: Fillit të kaftë i jiper forma e sallamit dhe vendoset në mes të tabakut, ku do të vendoset torta. Lyhet me një pjesë të fillit të verdhë. Mbulohet me patishpanin e bardhë të spërkatur me qumësht. Lyhet me fillin e verdhë. Mbulohet me patishpanin e kaftë të spërkatur me rum ose lëng porokalli. Lyhet me fillin e verdhë. Pasi të ftohet dhe të forcohet filli, mbi hidhet glazura e përgaditur me 200 gr. çokollatë të shkrirë në avull me 2 lugë qumësht dhe 3 lugë vaj. Torta ftohet mirë pritet në pjesë 1 e 1/2 cm , dhe shërbehet me vinsanto, shampanjë ose kafe. 

(Kosova Sot)