Reçeta e Cekës - Pite me mish e kërpudha - Reçeta - Kosova Sot
Reēeta e Cekės - Pite me mish e kėrpudha

Reēeta e Cekės - Pite me mish e kėrpudha

Në mesin e miellit, hidhen kripë, gjalpi i zbutur, vezët dhe, nëse ka nevojë, hidhet edhe pak ujë. Ngjeshet brumi gjersa të bëhet një brumë i fortë. Masa mbështillet me plastmasë dhe futet në frigorifer për 30 minuta. Në yndyrë të nxehtë skuqet mishi, pastaj largohet nga yndyra. Qepët hidhen në yndyrë ku është fërguar mishi dhe, sa të zbuten pak, shtohen kërpudhat për t’u fërguar së bashku edhe 5 minuta. Bashkohen me mishin. Në 2 dcl ujë të valë hidhet mustardë dhe, sa të vlojë uji, shtohen kripë dhe piper.

Brumi ndahet përgjysmë. Hapet njëra pjesë me tëhollës dhe shtrohet në enë ku do të piqet. Në të derdhet mishi, hidhen mustarda e vluar dhe majdanoz i grirë. Me pjesën tjetër të brumit të holluar mbulohet ena. Skajet priten dhe mbyllen mirë me gishtërinj. Me pjesën e mbetur të brumit, bëhen zbukurime mbi brumë. Pitja shpohet në mes, lyhet me të bardhë veze dhe futet në furrë të nxehtë me temperaturë 220 gradë C për t’u pjekur për 20 minuta, pastaj ulet temperature në 180 gradë C dhe vazhdon të piqet edhe 20 minuta. Nëse fillon të skuqet mbi, mbulohet me letër, në mënyrë që ajo të piqet në brendi.

VARIANT:

1 lugë gjalpë, 250 gr. mish i bardhë pule, 100 gr. proshutë, 6 qepë të reja, 100 gr kaçkavall në rende, 3 dcl qumësht, 3 vezë, kripë, piper. 

Gjysma e brumit të përgaditur shtrohet në tepsi të lyer me yndyrë dhe në të palosen, mishi i prerë në copëza, proshuta, qepët dhe djathi. Mbi derdhen vezët e tundura me qumësht. Hidhet kripë, piper dhe tepsia futet në furrë të nxehtë me temp. 200 grda C për 40 min. Me pjesën e mbetur të brumit mund të përgaditet pite me spinaq, purrinjë etj. 

(Kosova Sot)

19 orë e 51 minuta më parë
23/01/18
aaaaaaaa