QOFTE ME MISH PULE NË VERË
PËRBËRËSIT:
400 gr mish të bardhë pule,
100 gr kërpudha,
2 lugë galetë,
1 qepë,
1/4 lit verë të bardhë,
1 gotë qumësht,
1 gotë ajkë, gjalpë,
1 vezë, piper, vegetë, kripë,
1 lugë e rrafshuar niseshte,
1 fletë selinoje,
1 limon.
Në masën e mishit të bluar hidhen vegetë , piper, galetë dhe veza e tundur. Masa përzihet mirë dhe lihet në vend të freskët të qëndrojë një kohë. Ndërkohë në yndyrë të nxehtë fërgohet qepa e grirë hollë gjersa të zbutet, pastaj shtohen kërpudhat e prera, lëvorja e prerë e limonit, vera dhe kripa. Përgatiten qoftet, futen në salcë të përgatitur dhe zihen në zjarr të ngadaltë gjersa të zbuten. Qoftet e ziera vihen në pjatë, kurse salcës i shtohet niseshtja e tretur në qumësht, ajka dhe fletët e prera të selinos, përzihet mirë dhe posa të trashet pak, kthehen qoftet në salcë . Shërbehen të nxehta.
(Kosova Sot)