Receta e Cekës - Mish i bardhë pule me djathë

  • 22 May 2018 - 13:46
Receta e Cekës - Mish i bardhë pule me djathë

PËRBËRËSIT: 8 fileta mishi të bardhë pule, 3 lugë miell, kripë, piper, arrë moskati në rende, 75 gr djathë ementaler, 2-3 lugë galetë, 2 lugë gjalpë, 2 lugë vaj, 2 kokrra vezë, limon dhe majdanoz për zbukurim ose, nëse kombinohet me garniturë, perime të ndryshme.
Në pjatë të cekët me miell, mshtohen dhe përzihen kripa, piperi dhe pak moskat (arrë deti). Tunden vezët në një pjatë, kurse në tjetrën, vihet djathi në rende i përzier me galetë. Në tigan tefloni nxehen gjalpi dhe vaji. Mishi, pasi të rrihet lehtë, i jepet formë vezake, kalohet në miell, në vezë të rrahura dhe në galetë të përzier me djathë në rende, pastaj skuqet nga 3-4 minuta mnga të dyja anët. Skuqja bëhet e çastit, disa minuta para mngrënies. Shoqërohet me garniturë të kombinuar me patate, karota, lulelakër, bizele etj.
 

(Kosova Sot)