Receta e Cekës:Bakllava e shpejtë

  • 20 August 2018 - 18:30
Receta e Cekës:Bakllava e shpejtë

PËRBËRËSIT:

2 vezë të plota e 3 të verdha vezësh, 1 gotë vaj e 1 qumësht, afro 800 gr miell të situr dhe të përzier me pluhur paste, 700 gr niseshte, 1/2 kg arra të grimcuara ose të bluara, 1/2 kg gjalpë. SHERBETI: 2 kg sheqer, 1 lit ujë, lëngu i ½ limonit, 1 sheqer vanileje. Tunden vezët me pirun, shtohet vaji dhe qumështi. Në masën e përzier mirë, shtohet mielli gradualisht dhe zihet një brumë i butë. Brumi ndahet në 10 pjesë, e pastaj nga çdo pjesë bëhen nga 5 toptha, gjithsej 50 toptha. Çdo topth hapet sa një pjatë e vogël dhe duke e përmillur me niseshte vehen nga 5 petë njëra mbi tjetrën. Pesë petët e bashkuara hapen dhe hollohen duke i përmillur me niseshte, në një petë të hollë dhe të madhe. Njëlloj veprohet me tërë masën e brumit. Nëse dëshirohet bakllava me petë të radhitura, atëherë petët e holluara vehen në tepsi njëra mbi tjetrën, duke i spërkatur me nga një lugë yndyrë. Pasi të hollohen dhe palosen në tepsi gjysma e petëve, vehen arrat dhe shtrihen nga të gjitha anët njëlloj. Hollohen edhe gjysma e petëve të tjera në të njëjtën mënyrë dhe vehen mbi arra.

 

(Kosova Sot)