RECETA E CEKES: TAVË ME QUMËSHT

  • 06 November 2018 - 20:05
RECETA E CEKES: TAVË ME QUMËSHT
PËRBËRËSIT:

2 kg mish qengji,
4-5 filxhanë kafeje oriz,
12- 15 filxhanë kafeje qumësht,
kripë,
piper.

Mishi i qengjit pritet në racione, skuqet në pak yndyrë, nëse nuk është i yndyrshëm, kriposet, hidhet 1-2 gota ujë dhe në enë të mbuluar me kapak zihet gjersa të zbutet. Orizi pastrohet, lahet dhe vihet në tepsi ku do të piqet. Shtohen qumësht, kripë dhe copa gjalpi nëpër të. Pasi të sheshohet mirë, vihen copat e mishit të zier, hidhet pak piper i bardhë dhe ena futet në furrë të nxehtë me temperaturë 200 gradë C për t’u pjekur gjersa të zihet orizi dhe të skuqet mishi.

(Kosova Sot)