Lexoni edhe:
Remzie Osmani më në formë se kurrë sot feston ditëlindjen
Kërpudhat pastrohen, lahen, kullohen dhe priten hollë. Qepa grihet imët. Në tigan tefloni hidhen yndyrë dhe dhjami i prerë në katrorë të vegjël. Sa të shkrihet pak, hidhen qepët e hudhrat që të fërgohen dhe sa të marrin ngjyrë të verdhë, shtohen kërpudhat që të fërgohen edhe ato pak së bashku me qepët.
Remzie Osmani më në formë se kurrë sot feston ditëlindjenLexoni edhe:
U hidhen kripë dhe piper. Ndërkohë vezët tunden me miell dhe qumësht. Hidhen kripë, piper, arrë moskati. Kjo masë hidhet mbi kërpudhat e fërguara të nxehta. Sa të mpikset omëleta, e të mbetet e butë, vihet në pjatë të nxehtë. Shërbehet me sallatë të gjelbër, tranguj dhe domate të prera në rriska. Mbi mundë t’i hidhen kopër dhe qepë të reja të prera imët.
(Kosova Sot Online)