Receta e Cekës: Eklera

  • G.g /
  • 11 September 2021 - 10:56
Receta e Cekës: Eklera

Përbërësit:

-400 ml ujë

-100 ml vaj

-300 gr miell

-1 pluhur paste

-5 vezë

Përbërësit për mbushjen:

-5 të verdha të vezës

-10 lugë sheqer

-8 lugë miell

-1 litër qumësht

-80 gr margarinë

-2 qese sheqer vanilje

-150 gr çokollatë

-7 lugë vaj

Përgatitja:

Ujin dhe vajin i vëni të vlojnë dhe pastaj i largon nga zjarri dhe i shtoni miellin të përzier me pluhur paste. Pasi e përziejmë mirë e lëmë të ftohet gati tërësisht dhe pastaj i shtojmë vezët një nga një duke e përzier brumin derisa të bëhet një masë kompakte dhe pastaj këtë brum e vendosim në një shiringë kuzhine, duke e shtyrë brumin në një gjatësi prej 7cm dhe e vendosim në një tigan të mbuluar me letër për pjekje dhe i pjekim në temperaturë 180 gradë për 30 minuta pa e hapur furrën.

Gjatë kësaj kohe ziejmë kremin për mbushje duke përzier të verdhat e vezës me sheqer. Nga 1 litër qumësht largojmë një gotë dhe pjesën tjetër e qesim të vlojë. Në vezët e tundura me sheqer qesim qumështin e ftohet 200ml dhe miellin. Pasi e përziejmë mirë e qesim në qumështin që vlon dhe e përziejmë mirë derisa të trashet. Pastaj e largojmë nga zjarri dhe duke e përzier ia shtojmë margarinën e përzier me sheqer vanilje dhe e përziejmë mirë derisa të përzihet margarina me masën e të verdhave të vezës.

Eklerat i heqim nga furra dhe të ftohur i premë përgjysmë për së gjati dhe me shiringë kuzhine i mbushim pjesën e brendshme. Pastaj i dekorojmë me çokollatë të shkrirë (150gr çokollatë me 7 lugë vaj) dhe i lëmë të ftohen mirë.

(Kosova Sot Online)