Receta e Cekës: Pite me djathë

  • G.g /
  • 20 September 2021 - 07:56
Receta e Cekës: Pite me djathë

PËRBËRËSIT:

1 kg petë, 1/2 kg djathë, 1/4 mazë, 6 kokrra vezë, 100 gr gjalpë, 1/2 lit qumësht. Në vezë të tundura shtohen djathi i troshitur, maza dhe 3 dcl qumësht. Veçan shkrihet yndyra. Në tepsi të lyer me yndyrë shtrihet një petë, e cila lyhet me yndyrë, mbi i hidhet nga masa e përgatitur me djathë.

Mbi petë të shtruara me djathë, vihet peta tjetër, mirë është që çdo petë të ulet në masën e përgatitur me djathë, pastaj të rrafshohet në tepsi dhe të spërkatet me yndyrë. Kështu veprohet gjersa të harxhohen përbërësit. Në fund vendoset peta e cila me brushë kuzhine lyhet me yndyrë, shpohet pitja në disa vende me pirun dhe mbi i hidhen 2 dcl qumësht, rrafshohet mirë gjersa të depërtojë qumështi në brendi dhe futet në furrë të nxehtë për t’u pjekur.

(Kosova Sot Online)