Receta e Pepës:Domate të mbushura me proshutë

  • G.g /
  • 04 October 2022 - 07:59
Receta e Pepës:Domate të mbushura me proshutë

150 gr proshutë,

2 vezë të ziera,

1 qepë,

1/2 gotë bizele të ziera,

1 lugë majdanoz,

4 lugë vaj, 2 lugë uthull,

8 domate mesatare.

Domatet priten nga bishti, u largohen farat dhe kriposen pak. Proshuta pritet në copa të vogla, kurse vezët, pasi zihen 8 minuta, qërohen dhe priten në kubikë të vegjël. Bëhet përzierja e proshutës me vezë, qepë të grira hollë, bizele dhe majdanoz të grirë hollë . Masa rregullohet me vaj, uthull, kripë dhe piper. Me këtë masë mbushen domatet dhe palosen në fleta sallate të gjelbër.  

(Kosova Sot Online)