Pakora me perime: Vështirë t’i rezistosh shijes së këtij gatimi

  • S.A /
  • 03 April 2024 - 08:49
Pakora me perime: Vështirë t’i rezistosh shijes së këtij gatimi

Kuzhina indiane është një prej thesareve më të çmuar të kulinarisë botërore.E shijshme, e shëndetshme dhe tejet ekzotike. India na ka dhuruar më të mirën e saj.Pakora me perime, realizohet lehtë, hahet me dorë dhe është ndër recetat më të preferuara nga kuzhina e vendit të largët, transmeton "Kosova Sot Online ".

Përbërësit:

▪ 300 gr miell
▪ 300 gr patate
▪ 300 gr qepë
▪ 3 qepë të njoma
▪ 200 gr spinaq
▪ 1 lugë çaji shafran
▪ 1 lugë çaji kumin
▪ 1 lugë çaji koriandër
▪ 1 lugë gjelle lëng limoni
▪ spec djegës
▪ kripë
▪ piper
▪ vaj ulliri
▪ majdanoz

Përgatitja:

Në një tas hidhni miellin, shtoni specin djegës dhe shafranin, e më pas gradualisht shtoni lëngun e limonit dhe ujë, derisa të formohet brumi i trashë.

Pasi e keni lënë për 10-15 minuta në gjendje normale, shtoni të gjithë përbërësit e tjerë, përpos vajit të ullirit.

Vajin e ullirit ngroheni në rreth 1-2 minuta në një tigan të gjerë dhe pasi të jetë gati, hidhni një lugë nga brumi i përgatitur.

Lëreni të skuqet 5-6 minuta, derisa të bëhet krokante dhe të marrë ngjyrë të artë në kafe.

Sigurohuni që perimet të jenë skuqur si duhet.

Sugjerohet të shërbehen të ngrohta.

(Kosova Sot Online )