Lopët dinë diçka: Kjo bimë shëron shumë sëmundje, e ne i ushqejmë lopët me të

  • 25 May 2016 - 08:39
Lopët dinë diçka: Kjo bimë shëron shumë sëmundje, e ne i ushqejmë lopët me të

Një lloj i tërfilit, ai i tërfilit të kuq, ka shumë veti shëruese. Kjo bimë vendos ekuilibrin hormonal, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe hedh ujin tepricë jashtë organizmit. Ja disa nga vetitë shëruese të tërfilit të kuq, raporton Gazeta Kosova  Sot

Shtypja e lartë e gjakut

Një nga përbërësit më të rëndësishëm të tërfilit të kuq është efekti i tij kundër inflamacioneve. Në këtë mënyrë ndikon në gjithë sistemin kardiovaskular dhe ul tensionimin në enët e gjakut, e me këtë edhe shtypjen e lartë.

Sistemi imun

Tërfili i kuq përmban vitamina të ndryshme, që forcojnë sistemin imun në nivel optimal, e përmbajnë edhe antioksidues të ndryshëm, që neutralizojnë veprimin e radikalëve të lirë.

Parandalon kancerin

Neutralizimi i radikalëve të lirë është rezultati përfundimtar që parandalon kancerin. Kanceri i prostatës është një ndër më vrasësit nga llojet e kancerit, ndërsa që ky lloj i tërfilit i bllokon enzimat që shkaktojnë dëmtimin e këtij organi.

Pastron gjakun nga kolesteroli

Nëse vuani nga niveli i lartë i kolesterolit në gjak, çaji nga tërfili i kuq mund t’ju ndihmojë. Vetitë shëruese të kësaj bime ulin nivelin e kolesterolit të keq dhe parandalojnë sëmundjet, që shfaqen si pasojë e yndyrës së lartë në gjak. 

(Kosova Sot)