Ushqimi që pakëson rrezikun prej sëmundjeve të zemrës dhe të disa llojeve të kancerit

  • 31 May 2016 - 09:55
Ushqimi që pakëson rrezikun prej sëmundjeve të zemrës dhe të disa llojeve të kancerit

Dëshironi të jeni vegjetarianë, por keni frikë se një mënyrë e tillë e të ushqyerit çrregullon ekuilibrin në organizëm dhe negativisht ndikon në shëndet? Mos u brengosni, kurrë nuk ka qenë më lehtë të hiqni mishin nga menyja, por ekzistojnë edhe shumë arsye për këtë. E vërtetë është se ushqimi i ekuilibruar vegjetarian pakëson rrezikun prej sëmundjeve, nga ato të zemrës dhe disa forma të kancerit, e fjala kyçe është ekuilibri, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ekuilibri

Proteina: Nga dy deri tri porcione (bizele, fasule, lente, vezë, pemë me bërthamë, fara).

Niseshte: 4 porcione (bukë nga mielli integral, drithëra, patate, oriz, pastë).

Prodhime të qumështit dhe alternativa: Nga dy deri tri porcione (qumësht, qumësht të sojës i pasur me kalcium, djathë,  jogurt).

Pemë dhe perime: Pesë porcione (të freskëta, të ngrira, të thara dhe të shtrydhura).

(Kosova Sot)