Nuk ka rëndësi çfarë hani, por kur hani

  • 30 June 2016 - 08:35
Nuk ka rëndësi çfarë hani, por kur hani

Njerëzit që anashkalojnë shujtat, hanë derisa ecin apo hanë natën vonë, kanë shëndet jo të mirë në krahasim me personat që kanë shujta të rregullta. Autorët e analizës kanë theksuar se koha e shujtave ka efekt pozitiv në shëndetin dhe për të pasur rezultate në dietë.,raporon Gazeta Kosova Sot

Ekspertët nga Kolegji mbretëror në Londër thonë se nevojitet ende kohë dhe të bëhen hulumtime shtesë, në mënyrë që të vërtetohet efekti i shujtave të çrregulluara në zhvillimin e diabetit, tipit 2, shtypjes së lartë të gjakut dhe mbipeshës. Me sa duket, sipas ekspertëve, ka diçka të vërtetë në thënien e vjetër: 'Hani kafjall si mbret, drekë si princeshë, e darkë si lypës'. 

(Kosova Sot)