Ilaçi popullor që shëron çdo sëmundje

  • 29 July 2016 - 08:38
Ilaçi popullor që shëron çdo sëmundje

Në librat e recetave të vjetër, është zbuluar një e tillë, për të cilën thuhet se shëron pothuajse të gjitha sëmundjet. Receta bazohet në kokrrat e boronicave dhe boçat e pishave të zhytura në verë dhe raki, në fakt bëhet fjalë për një lloj të verës nga boronicat. Ilaçi aplikohet te qarkullimi jo i mirë i gjakut dhe pasqyrën e gjakut, dhimbjet e kokës dhe marramendjet, kujtesa, zemrën dhe enët e gjakut, sëmundjet e lukthit dhe zorrëve dhe inflamacionet e zorrës së trashë. Ndihmon edhe te mungesa e oreksit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Përbërësit:

 1/2 kilogram boronica

 1/2 kilogram boça të pishës

 1 litër verë të zezë

 Gjysmë litre raki vendore

 3 lugë mjaltë

 3 lugë sheqer

Boronicat dhe boçat e pishës i pastroni dhe i lini në një kavanoz të madh prej qelqit. Hidhni verën dhe e lini në frigorifer për 48 orë. Pastaj aty shtoni gjysmë litër raki, mjaltin dhe sheqerin. Përzieni mirë. E lini të qëndrojë për 7 ditë. Pas kësaj mund ta përdorni. Ilaçin ta merrni nga 4 lugë të supës, në mëngjes dhe mbrëmje. Përdoreni 3 ditë dhe bëni pauzë për 2 ditë. 

(Kosova Sot)