Ilaçi më i fortë antibiotik për imunitet të fortë dhe shëndet

  • 30 July 2016 - 11:41
Ilaçi më i fortë antibiotik për imunitet të fortë dhe shëndet

Nëse nuk jeni adhurues i antibiotikëve dhe ilaçeve kimike, ju sugjerojmë antibiotikun natyral i përbërë nga përbërësit më të fortë natyralë, të cilët mund të shërbejnë si ilaç. Njëherësh ky ilaç është i shkëlqyeshëm për trajtimin e sistemit imun, forcimin e organizmit dhe parandalimin e shumë sëmundjeve. Përbërësit janë elementë të fortë kundër baktereve dhe kundër inflamacioneve, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Përbërësit:

-        800 ml uthull molle;

-        1/4 e gotës hudhër të imtësuar;

-        1/4 e gotës qepë  të imtësuar;

-         2 speca djegës;

-         1/4 e gotës xhenxhefil të copëtuar;

-        2 lugë rrikë të copëtuar;

-        2 lugë kurkumë;

-        2 lugë të vogla piper të bluar.

Image

 

Të gjithë përbërësit, me përjashtim të uthullës, të copëtuara i përzieni në një enë. Të gjithë më pas i hidhni në një kavanoz prej qelqit me grykë të gjerë. Hidhni nga sipër uthullën dhe i përzieni mirë. Më pas e mbyllni kavanozin dhe përzieni përsëri. E lini në një vend të ftohtë dhe të errët midis shtatë dhe dhjetë ditëve. Sa herë të kaloni aty afër, e përzieni. Pastaj procedoni dhe e ndani vetëm lëngun e përzierjes. Masën e përdorni si ilaç, më së miri 2-3 herë në ditë me nga një lugë të supës. Këtë lloj të ilaçit natyral mund ta përdorni për të gjitha llojet e ftohjes, inflamacioneve, gripit, dhimbjeve, temperaturës së lartë, inflamacioneve të muskujve. Ilaçin po ashtu mund ta përdorni si masë parandaluese për shëndetin në përgjithësi, për të forcuar sistemin imun, problemet me shtypjen e lartë të gjakut, yndyrën në gjak, arterosklerozë, qarkullim të dobët, si dhe si masë parandaluese ndaj sëmundjeve më të rënda, si kancerin dhe sëmundjet e zemrës. Nëse ilaçin e përdorni si masë parandaluese, përdorni 1-2 lugë të supës në ditë, më së miri një në mëngjes dhe një mbrëmje, para gjumit. Nuk u sugjerohet fëmijëve më të rinj se dhjetë vjeç. 

(Kosova Sot)