Ia vlen ta provoni: Lëngu që për pesë ditë shkrin tre kilogramë

  • 25 August 2016 - 11:41
Ia vlen ta provoni: Lëngu që për pesë ditë shkrin tre kilogramë

Ky lëng përshpejton tretjen dhe i ndihmon organizmit që të hedhë ujin tepricë, e kështu eliminon fryrjet. Nëse dëshironi të humbni për një periudhë të shkurtë kohore, pa dieta të lodhshme, konsumoni këtë lëng të thjeshtë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Përbërësit:

– 60 gramë majdanoz,

– 1 limon,

– 2-3 dcl ujë.

Përgatitja:

Imtësojeni majdanozin dhe shtrydheni lëngun e limonit. Të dy përbërësit i hidhni në një gotë dhe shtojeni ujin. Lëngun ta pini në mëngjes në lukth të thatë dhe atë për vetëm pesë ditë, e më pas duhet të bëni një pauzë prej dhjetë ditësh. Ky lëng përshpejton djegien e kalorive, e organizmit i siguron vitamina dhe minerale. Majdanozi përshpejton tretjen dhe ndihmon organizmit në hedhjen jashtë të ujit tepricë, e kështu eliminon fryrjet. 

(Kosova Sot)