Lëngu energjik për forcim të sistemit imun

  • 29 August 2016 - 08:20
Lëngu energjik për forcim të sistemit imun

Para stinës së vjeshtës kemi nevojë për të gjitha ushqimet e mundshme të shëndetshme në mënyrë që t'i ndalojmë ftohjet e mërzitshme. Përdorni shalqirin dhe përgatisni pijen e shkëlqyeshme për ngritjen e energjisë dhe imunitetit, transmeton gazeta Kosova Sot.

Përbërësit: ½ e gotës copëza të prera të shalqirit ½ e gotës pjepër të copëtuar Mollë e shtypur 500 ml lëng organik të karotës Përgatitja: Të gjithë përbërësit i vendosni në blender dhe i përzieni derisa të fitoni një lëng të trashë e të lëngshëm. E pini çdo mëngjes, derisa imuniteti dhe energjia do të jenë në nivelin më të lartë të mundshëm.

SI FUNKSIONON KY LËNG?

Ky lëng është shumë i pasur me antioksidues dhe aminoacide, që neutralizojnë efektin e radikalëve të lirë të cilët e shkatërrojnë sistemin imun. Pjepri dhe karota janë përplot me aminoacide, që e pastrojnë organizmin prej viruseve dhe baktereve.

(Kosova Sot)