Ushqimet më të mira, me më së shumti vitamina dhe dobi për organizmin

  • 24 September 2016 - 21:39
Ushqimet më të mira, me më së shumti vitamina dhe dobi për organizmin

A e keni ditur se cilat janë ato ushqime me më së shumti vitamina dhe që janë më të shëndetshmet? Nëse jo, ja ku i keni më poshtë,transmeton Gazeta Kosova Sot.

Qepa

Vetitë më të mëdha shëruese nga qepa i fitoni nëse e konsumoni të papërpunuar. Në fakt, me përpunim në temperaturë të lartë humb vlerat që mbrojnë nga kanceri i mushkërive dhe prostatës. Po ashtu, qepa ngadalëson humbjen e kalciumit, prandaj është e mirë për të gjithë ata që kanë probleme me eshtra dhe nyja.  

Image

Misri

Sa më gjatë ta zieni mirin, aq më i shëndetshëm është! Deri te një përfundim i tillë kanë ardhur ekspertët nga “Journal of Agriculture and Food Chemistry”, nga universiteti ‘Cornell’ në Amerikë. Ata kishin matur aktivitetin antioksidues të misrit dhe kanë zbuluar se shtohet me zierjen e tij.

Image

 Bizelja

Nëse nuk e pëlqeni, urgjent ndryshoni shijen tuaj dhe shprehitë. Konsumimi ditor i bizeles, së bashku edhe me bishtajat e tjera, ul rrezikun nga kanceri në lukth, ka treguar studimi i publikuar në revistën “International Journal of Cancer”. Pos kësaj, bizelet kanë vlerë të lartë ushqyese, sepse përmbajnë karbohidrate, fibra, proteina dhe yndyrë.

Image

 Lakra

Lakra është përplot me vitaminë C, ndërsa kur limoni krahasohet se përmban më shumë këtë vitaminë, është vetëm mashtrim. Pos kësaj, lakra po ashtu është plot me antioksidues që ul rrezikun nga sëmundjet e zemrës pasi ul kolesterolin. Posedon pak kalori, por shumë vitamina dhe minerale,si: si mangan, hekur, kalcium dhe magnez.

Image

 Specat e kuq

Një spec me madhësi mesatare përmban rreth 32 kalori, ndërsa që në anën tjetër siguron saktësisht  sasinë me vitaminën C, e cila llogaritet 150 për qind nga sasia e dozës së preferuar ditore. Është e dobishme për personat që vuajnë nga arteroskleroza, sepse ndikon në elasticitetin e kapilarëve.

Image

 Spinaqi

Përplot me karotenoide, spinaqi mbron prej sëmundjeve të syve që mund të dërgojnë deri te humbja totale e shikimit, sidomos te personat e moshuar. Me zierjen e spinaqit karotenoidi i quajtur luteinë bëhet më lehtë i tretshëm për organizmin e njeriut. Nga mineralet, spinaqi sidomos përmban magnez dhe kalium.

Image

 

(Kosova Sot)