Çfarë do të thotë lokacioni i yndyrave në trupin tuaj

  • 27 September 2016 - 21:31
Çfarë do të thotë lokacioni i yndyrave në trupin tuaj

Kur bëhet fjalë për mbipeshën, duhet përmendur edhe faktin se jo secila mbipeshë është e njëjtë. Kjo do të thotë se ka lloje të ndryshme të mbipeshës. Në bazë të studimit në "University of Sheffield dhe "Harvard School of Public Health", janë dalluar disa lloje të mbipeshës. Dallimi i llojit të mbipeshës mund të dhurojë dallim në qasjen e shërimit dhe procesin e humbjes në peshë, raporton gazeta Kosova Sot

MBIPESHA E PJESËS SË SIPËRME TË TRUPIT Kjo është shenjë e konsumimit të tepërt të ushqimit. Kërkohet të ushqeheni shëndetshëm dhe të ushtroni rregullisht. Ky lloj i mbipeshës është faktor rreziku për diabet, tipin 2, apnenë në gjumë dhe hipertensionin.

STOMAKU I ËNJTUR Në shumicën e rasteve është pasojë e konsumimit të tepërt të alkoolit. Në këtë rast, këta persona duhet shmangur konsumimin e alkoolit dhe t'i kthehet ushqimit të shëndetshëm dhe aktiviteteve të rregullta fizike.

TRASHËSIA E PJESËS SË POSHTME TË STOMAKUT Kjo është shenjë e shpeshtë e simptomave ë depresionit. Kërkon ushtrime dhe lirim nga stresi.

LUKTHI I DALË DHE TRASHËSIA E PJESËS SË SIPËRME TË SHPINËS Zhvillohet si pasojë e qëndrimit ulur. Personat me këtë lloj të mbipeshës duhet përfshirë ushtrimet fizike, në mënyrë që të heqin yndyrat e padëshiruara. Këta persona duhet pasur kujdes edhe rreth sasisë së sheqerit në gjak. Zamra dhe tri shujta të mëdha duhet të jenë të pranishme.

MBIPESHA NË PJESËN E POSHTME TË TRUPIT ME PRANINË E DHJAMIT NË KËMBË Shpeshherë është e pranishme te shtatzë- nat. Duhet t'i drejtoheni mjekut për këshillë. Grumbullimi i dhjamit në pjesën e poshtme të trupit njihet edhe si formë dardhe e trupit. Sugjerohen ushtrime të ijëve, fundshpinës. Duhet t'i drejtoheni mjekut edhe rreth dietës që duhet ta ndiqni. 

(Kosova Sot)