Kështu duhet ta konsumoni hudhrën

  • 27 September 2016 - 23:33
Kështu duhet ta konsumoni hudhrën

Hudhra është mysafir i rregullt i menysë tonë, por edhe bima kur i drejtohemi sa herë kemi grip apo ftohje. Në popull njihet si antibiotik natyral, e se është shërues, e vërtetojnë edhe ekspertët. Në hudhër gjenden pothuajse qindra kemikate aktive, midis tyre edhe shumë antioksidues,raporton Gazeta Kosova Sot

Ende nuk dihet se si pjesët e hudhrës veprojnë në trup, por ka efekt prej antibiotiku, lehtëson frymë- marrjen, largon kërpudhat dhe viruset.

Efekti shërues i hudhrës fillon nga alicina, substancë kjo që sulmon bakteret dhe kërpudhat. Për ta shfrytëzuar më së miri efektin e hudhrës, duhet ta konsumoni më shpesh dhe kështu: 1. Para konsumimit detyrimisht ta qëroni për të nxitur reaksionin me enzima kur shfaqet alicina. 2. Më së miri është ta konsumoni në gjendjen e freskët. 3. Nëse e përpunoni në mënyrë termike, le të jetë shkurt - jo më shumë se 10 minuta. Shumica e njerëzve e shmangin hudhrën shkaku i aromës së fortë që posedon. Me rëndësi është ta dini se përmban squfur dhe ofron materie shëruese. Problemin me aromën e hudhrës mund ta zbutni me përtypjen e gjethes së majdanozit, kokrrës së kafesë ose koprës. 

(Kosova Sot)