Pini një gotë çaj si ky para gjumit, rezultatet i vëreni menjëherë

  • 01 October 2016 - 08:08
Pini një gotë çaj si ky para gjumit, rezultatet i vëreni menjëherë

Shumë njerëz që pëlqejnë konsumimin e çajit nga bimët më shumë e pëlqejnë çajin e mentës. Kjo është mënyra e duhur freskuese për përmirësimin e shëndetit në përgjithësi, transmeton gazeta Kosova Sot.

Çaji nga menta njihet për aftësitë se përmirëson tretjen, pakëson dhimbjet, eliminon inflamacionet, eliminon aromën e keqe nga  goja, ndihmon te humbja në peshë dhe forcon sistemin imun.

JA EDHE PËR ÇFARË ËSHTË I DOBISHËM:

Gazrat dhe fryrjet :Çaji nga menta zbut simptomat e fryrjeve gjatë natës. Relakson muskujt dhe mundëson gazrat që të kalojnë më lehtë. Po ashtu zbut dhimbjet në stomak që ndikojnë në sindromën e zorrëve irrituese.

Pa kafeinë :Shumë lloje të çajit përmbajnë kafeinë të cilët mund t'ju zgjojnë gjatë natës, por çaji nga menta është më ndryshe. Nuk përmban kafeinë dhe mund ta konsumoni gjatë natës.

Pakëson urthin dhe përmirëson tretjen:Edhe një dobi nga çaji i mentës është aftësia e tij për të pakësuar simptomat e urthit dhe përmirëson tretjen. Ky çaj qetëson muskujt dhe përmirëson qarkullimin e vrerit në lukth.

(Kosova Sot)