Llojet e perimeve, që janë më të shëndetshme, kur zihen

  • 23 October 2016 - 23:26
Llojet e perimeve, që janë më të shëndetshme, kur zihen

Ndoshta ju duket kontradiktore, por disa pemë dhe perime kanë më shumë materie ushqyese, kur të zihen. Këto janë gjashtë llojet e tyre, që janë më të shëndetshme, kur janë të ziera, transmeton gazeta Kosova Sot.

Image

KUNGUJT DHE LLOJET E NDRYSHME TË TIJ

Natyrisht se askush nuk i konsumon të gjallë, por është mirë të dihet se kungujt kanë veti të shumta me antioksidues, si betakarotinë, të cilat më lehtë absorbohen kur janë të ziera. 

Image

SHPARGUJT

Shpargujt e papërpunuar janë të shijshëm, por me zierjen e tyre thyhen muret e forta të qelizave të tyre, duke ndihmuar në absorbimin e vitaminave A, C dhe E, dhe folateve. Me zierjen e tyre, antioksiduesit janë më të pranishëm në to. 

Image

DOMATET

Me zierjen e domateve lirohet një antioksidues i fortë, i quajtur likopen. Sasia e madhe e likopenit ndërlidhet me uljen e rrezikut nga kanceri dhe sulmet në zemër. 

Image

KAROTAT

Portali "Scientific american" shkruan rreth hulumtimit që ka treguar se karotat e ziera kanë nivel më të lartë me betakarotinë, të cilat trupi i shndërron në vitamina A. Vitamina A është kyçe për shikim, riprodhim, rritje të eshtrave dhe rregullimin e sistemit imun. 

Image

KËRPUDHAT

Mjeku Endru Veil ka pohuar se kërpudhat sidomos janë të shëndetshme, kur janë të ziera, dhe me zierjen e tyre lirohen materie ushqyese që përmbajnë proteina, vitamina B, minerale. Në Azi kërpudhat përdoren si ilaçe dhe si ushqim, e mbrojnë mekanizmin dhe e forcojnë sistemin imun. 

Image

SPINAQI

Spinaqi është i vetmi nga ato perime, që nuk dihet nëse është më i shëndetshëm i papërpunuar apo i zier. Revista "Vegeterian Tajms" shkruan se me zierje lirohet një numër i madh i vitaminave A dhe E, proteina, fibra, zink, tiaminë, kalcium dhe hekur. Një është e sigurt për spinaqin, në të dy gjendjet është shumë i shijshëm dhe i shëndetshëm. 

(Kosova Sot)