Kështu ruani nivelin e vitaminave D gjatë dimrit

  • 27 October 2016 - 08:13
Kështu ruani nivelin e vitaminave D gjatë dimrit

Vitamina D përfundimisht është çudia e molekulave, sepse është vërtetuar se shëron shumë sëmundje! Studimet kanë treguar se vitamina D, të cilën e sjellim në trup përmes frutave të detit dhe kërpudhave, por edhe përmes rrezeve të diellit, zvogëlojnë rrezikun për t'u prekur nga kanceri, thyerja e eshtrave, diabeti, sëmundjet e zemrës, e madje edhe nga depresioni dhe ankthet,raporton Gazeta Kosova Sot

Por, dimri po na vjen dhe ditë me diell pothuajse se nuk ka më. Çfarë duhet bërë, si të thithim vitamina D? Nëse ju ka shkuar mendja në suplemente, kjo zgjedhje është në rregull, por kushtojnë mjaft shumë dhe ekziston mundësimi i kontaminimit me metale të rënda. Ekspertët nga Danimarka kanë zbuluar një mënyrë shumë më të lehtë dhe më të thjeshtë që gjatë stinës së dimrit të furnizoheni me sasinë e duhur të vitaminave D, e kjo është të dilni jashtë. Po, mirë e keni lexuar, nuk ka lidhje se më nuk ka diell. Në fakt, hulumtuesit kanë publikuar studimin ku kishin marrë pjesë 55 persona të rritur, midis moshës 18 dhe 65 vjeçe, të cilët u ishin ekspozuar dritës artificiale me rrezatim ultravjollcë, sasi proporcionale të cilën do ta absorbonin për dhjetë minuta gjatë një pasdites me diell.

(Kosova Sot)