Qershitë ju mbrojnë nga diabeti dhe kanceri

  • 30 June 2015 - 11:02
Qershitë ju mbrojnë nga diabeti dhe kanceri

Përpos se kanë vlerë të ulët të kalorive, qershitë janë burim i pasur i materieve ushqyese, vitaminave dhe mineraleve.

Përmbajnë substanca kundër infeksioneve

Studimet shkencore kanë treguar se substancat në qershi ndikojnë kundër infeksioneve, si dhe bllokojnë ndikimin e enzimave të dëmshme. Pra, konsumimi i qershive ka efekt të dobishëm për shëndetin kundër sëmundjeve kronike si gihti, artriti, dhimbjet e muskujve.

Qetësojnë sistemin nervor

Janë të rëndësishme dhe me antioksiduesin melatoninë, i cili qetëson sistemin nervor dhe në këtë mënyrë zbut neuronet, pagjumësinë dhe dhimbjet e kokës.

Të shkëlqyeshme për zemër, luftojnë kancerin dhe plakjen

Qershitë janë burim i zinkut, hekurit, kaliumit, manganit dhe bakrit. Kaliumi për zemër është mineral i rëndësishëm, pasi që rregullon punën e zemrës dhe shtypjen e gjakut.  Antioksiduesit si luteina janë pastrues të radikalëve të lirë, që luajnë rol në plakjen, si dhe në përhapjen e sëmundjeve të rënda, si kanceri. (Kosova Sot)