Pak portokaj dhe bukë të thekur, për dy javë shtatë kilogramë më pak

  • 02 July 2015 - 11:22
Pak portokaj dhe bukë të thekur, për dy javë shtatë kilogramë më pak

Dieta zgjat 15 ditë (tri cikle me nga pesë ditë), e humbja mesatare e peshës në përfundim të dietës është rreth shtatë kilogramë.

Kafjalli është i njëjti për të gjitha anët: 1 portokall (ose 1/2 grejpfrut ose një limonadë nga gjysmë limoni), bukë e thekur dhe një gotë çaj ose kafe pa sheqer.

Dita e parë - dreka: 1 portokall, 1 vezë të zier, ajkë të thartë

Darka: 2 domate (ose 2 dl domate të ziera), 2 vezë të ziera,  1/2 sallatë të gjelbër (ose 1 trangull).

Dita e dytë - dreka: 1 portokall, 1 vezë, 1 ajkë të thartë, 2 rriska bukë të thekur

Darka: 125 g mish të bluar viçi, 1 domate, 1 portokall, 1 rriskë bukë të thekur, 1 çaj ose kafe.

Dita e tretë - dreka: 1 portokall, 1 vezë të zier, 1 ajkë të thartë, 2 tranguj, pije pa sheqer.

Darka: 125 gramë mish të bluar, 1 portokall, 1 rriskë bukë të thekur, 1 kafe ose çaj.

Dita e katërt- dreka: 125 gramë djathë lope, 1 domate, 1 rriskë bukë të thekur.

Darka: 125 g mish të bluar, 2 domate,  1 mollë, 1 rriskë bukë të thekur.

Dita e pestë - dreka: 200 g mish të zier ose peshk, 1 domate, 1 rriskë bukë të thekur.

Darka: 1/2 kg perime të gatuara (karota, bizele, patate), 1 vezë, 1 domate. (Kosova Sot)