Pastroni zorrët me këto katër ilaçe natyrale

  • 18 May 2017 - 15:22
Pastroni zorrët me këto katër ilaçe natyrale

Detoksoni zorrët tuaja me këto ilaçe të thjeshta shtëpiake dhe do të parandaloni të gjitha llojet e çrregullimeve dhe gjendjet që vijnë si pasojë e moslargimit të helmeve nga trupi

KAMOMILI Përpos se është relaksues, kamomili, nëse e përdorni për çdo ditë, sekreton helmet. Nuk funksionon nëse e konsumoni vetëm kur ndjeni të djegura në gjoks apo kur nuk ndiheni mirë. Është mirë ta shijoni pas secilës shujtë. Kështu do të kombinoni ushqimi që e konsumoni me fuqinë e kamomilit, dhe zorrët do të jenë në gjendje ta procedojnë më mirë ushqimin, transmeton gazeta Kosova Sot.

ÇAJI I MENTËS

Më ndryshe nga kamomili, çaji i mentës nuk duhet të konsumohet kur vuani nga gastriti dhe koliti. Përndryshe, secilën herë tjetër mund ta përdorni në mënyrë të sigurt për të detoksuar zorrët tuaja. Çaji i mentës inkurajon tretjen e mirë duke hedhur gjithçka tjetër që nuk duhet të jetë në trupin e njeriut. Po ashtu e lufton stresin. Konsumojeni pas secilës shujtë.

DETOKSONI ZORRËT ME ÇAJ XHENXHEFILI DHE LIMON

Përderisa mjekësia kineze këtë rrënjë e përdor me shekuj, në kulturat e tjera nuk njihet shumë. Por, është një nga llojet më të forta të çajit. Ja ku ndihmon: • Ndihmon tretjen. • Lufton inflamacionet. • Rregullon nivelin e sheqerit dhe të kolesterolit në gjak. • Shihet si pastrues ideal për zorrët, sidomos për zorrën e trashë. Opsioni më i mirë është ta konsumoni një herë në ditë. Sa për limoni, përshtatet më së miri me xhenxhefilin. Vitamina C shkatërron bakteret në zorrë. Jo vetëm se heq helmet, por hedh gjithçka tjetër që irriton zorrët.

ALOE VERA DHE LULET E LIMESË

Aloe vera është shumë e shëndetshme, për lëkurë dhe plagë, por mund të përdoret edhe për detoksimin e zorrëve. Kur kombinohet në çaj me limenë, pastron zorrët duke i lënë të funksionojnë si më së miri. Përbërësit: • 1 gotë ujë (200 ml), • 5 1/2 e lugës aloe vera (rreth 80 g), • 2 lugë lule të liemsë (20 g), • Disa pika lëng limoni. Përgatitja: • Ngroheni ujin, ia shtoni aloe verën. • Kur të jenë përzier, shtoni lulet e limesë dhe e lini të qëndrojnë për disa minuta. Për fund, shtoni pikat e limonit dhe e përzieni para se ta konsumoni. 

(Kosova Sot)