Tetë këshilla për zvogëlim të kolesterolit

  • 30 May 2017 - 08:43
Tetë këshilla për zvogëlim të kolesterolit

Kolesteroli i lartë në gjak është një nga problemet më të mëdha në ditët e sotshme. Mjekët konsiderojnë se me disa ndryshime në mënyrën e jetës mund të pakësojnë kolesterolin në gjak. Ju paraqesim disa këshilla për të pakësuar kolesterolin, transmeton gazeta Kosova Sot.

1. Më e rëndësishmja është ta pakësoni konsumimin e yndyrave të ngopura. 2. Hani mish pa yndyrë - peshk, mish gjedhi, të shpezëve. 3. Pini vetëm qumësht me përmbajtje të ulët të yndyrës. Kjo vlen për të gjitha prodhimet e qumështit. 4. Konsumoni alkool në sasi të vogla. Nuk sugjerohet më shumë se dy gota alkool në ditë. 5. Mos harroni ushtrimet e rregullta fizike. Ecni, shëtisni ose ngisni biçikletë. Ndani 30 minuta në ditë për aktivitete fizike. 6. Përdorni vitaminën E. Kjo vitaminë ndihmon në përtëritjen e organizmit edhe te arteriet e dëmtuara si pasojë e kolesterolit të lartë, sheqerit në gjak apo duhanit. 7. Përdorni vajin e misrit, lulediellit, sojës dhe lirit. 8. Për çdo ditë konsumoni peshk.

(Kosova Sot)