Si të hiqni aromën e keqe të hudhrës nga duart dhe nga goja

  • 23 June 2017 - 15:47
Si të hiqni aromën e keqe të hudhrës nga duart dhe nga goja

Hudhra prodhon "cysteine sulfoxide", që ia jep aromën dhe shijen.Pjesa më e keqe është se aroma e hudhrës në mushkëri qëndron prej 24 deri 48 orë.Po ashtu, edhe duart mund të mbajnë aromën e hudhrës derisa përgatisni ushqimin, trasmeton gazeta Kosova Sot

MOLLA

Mollët përmbajnë enzima oksiduese, prandaj e ndryshojnë ngjyrën kur i preni apo i lini në ajër të freskët. Të njëjtat enzima ndihmojnë në neutralizimin e aromës së hudhrës dhe heq aromën e keqe nga goja. Studimi nga viti 2016, i publikuar te "Journal of Food Science", gjen fakte se konsumimi i mollëve të freskëta redukton aromën e hudhrës nga goja.

Image

 

QUMËSHTI

Qumështi është një tjetër përbërës që ofron lehtësi në neutralizimin e aromës së hudhrës nga goja. Në studimin e vitit 2013, publikuar në "Journal of Food Science", hulumtuesit kanë gjetur fakte se konsumimi i qumështit derisa hani hudhër redukton aromën e keqe nga goja. Thjesht pini një gotë qumësht dhe hiqeni aromën e hudhrës nga goja.

 

Image

 

GJETHET E MENTËS

Gjethet e mentës kanë efekt pastrues ndaj përbërësve të hudhrës. Klorofili në mentë maskon aromën e hudhrës. Plus, përbërësit prej antiseptiku reduktojnë aromën e keqe që shkaktohet nga bakteret. Përtypni disa gjethe të mentës. Pini çaj nga menta për të luftuar aromën e rëndë të hudhrës në gojë. Fërkoni duart me gjethe të mentës për ta hequr aromën e hudhrës edhe nga duart.

Image

 

MAJDANOZI

Sikurse menta, majdanozi është një tjetër bimë që me sukses e lufton aromën e keqe nga goja dhe nga duart. Klorofili e absorbon aromën dhe ndihmon të keni aromë të freskët. Përtypni pak majdanoz pasi keni konsumuar ushqimin me hudhër. Majdanozin mund ta përdorni si çaj kundër aromës nga goja, derisa për të hequr aromën e hudhrës nga duart, fërkoni duart me gjethe të imëta të majdanozit.

Image

 

 

 

LIMONI

Një përbërës tjetër i dobishëm nga kuzhina që merret me aromën e hudhrës është limoni. Posedon acidin citrik që neutralizon enzimat që prodhohen nga hudhra dhe heq aromën e saj. Shtoni 1 lugë lëng limoni në ujë dhe përzieni mirë. Shpëlajeni gojën me këtë përbërës. Për duar, fërkoni lëvoren e limonit ose pastroni duart me lëngun e tij.

Image

 

SODA E BUKËS

Kur bëhet fjalë për aromën e keqe, atëherë soda e bukës është përbërësi i sigurt për ta përdorur. Mundet ta neutralizojë aromën e hudhrës nga goja dhe nga duart. Përzieni 1 lugë me sodë të bukës dhe kripë deti në një gotë me ujë të vakët. Përdoreni për ta shpëlarë gojën dy herë në ditë. Për duar, përzieni nga një lugë sodë të bukës dhe lëng limoni. Aplikojeni në duart dhe i fërkoni. 

Image

 

(Kosova Sot)