Jeni në det? Kënaquni edhe më tej dhe kuptoni se si kripa e detit zëvendëson një grusht ilaçesh

  • 17 August 2017 - 08:53
Jeni në det? Kënaquni edhe më tej dhe kuptoni se si kripa e detit zëvendëson një grusht ilaçesh

Natyra për çdo ditë ofron ilaçe. Nganjëherë është e nevojshme të përdoren ilaçet natyrale para se të vrapohet për një tabletë. A e keni ditur se sa e shëndetshme është kripa natyrale e detit? Kripa e detit, falë 80 elementeve në përbërje, ndikon pozitivisht në shëndet, lëkurë dhe flokë. Në kripën e detit hasim kalium, magnez dhe mangan. 1. Çrregullimet metabolike, si diabeti, me sukses mund të shërohen dhe trajtohen me kripë deti, sepse ndihmon në pakësimin e sheqerit në gjak.

2. Duke shtuar kripën e detit në ushqim mund të shmangni dhe të shëroni osteoporozën. 3. Kripa e detit ka efekt antiseptik dhe antibakterial, që i përshkruhet pranisë së kalciumit dhe magnezit. 4. Kalciumi ndihmon në pastrimin e poreve të bllokuara në lëkurë. 5. Kripa e detit vepron si piling natyral për lëkurën, sepse struktura e saj ndihmon në heqjen e shtresës së parë ku gjendet qelizat e vdekura të lëkurës. 

(Kosova Sot)