Procedura e re bizare gjatë pushimit të drekës ju bën ta mposhtni plakjen

  • 18 September 2017 - 17:04
Procedura e re bizare gjatë pushimit të drekës ju bën ta mposhtni plakjen

Një ngritje apo shtrëngim i lëkurës së fytyrës, që jep rezultate të menjëhershme brenda 30 minutave, tashmë është në dispozicion në Australi. Tërheqja e fytyrës që kushton rreth 3.3350 euro, mund të mos jetë për të sëmurët e zemrës. Procedura jokirurgjikale përdor fijet riabsorbuese në fytyrë me një gjilpërë. Por, infermierja që e praktikon këtë, Katherine Millar-Shannon, ka thënë se kjo procedurë nuk shkakton dhimbje.'Nuk ndieni fare asgjë', ka thënë ajo për "Daily Mail Australia". 'Madje as që e ndieni gjilpërën derisa depërton'. Katherine është pronare e "Duquessa Skin Sanctuary", që ka sjellë tërheqjen e fytyrës me fije në Melburn dhe në Sidnej. Tretmani, që u përshtatet personave midis 40 deri 65 vjeç, ka për qëllim definimin e linjës së jashtme dhe mund të përdoret për të ngritur faqet, ballin, nofullën, ose edhe qafën. Katherine, që vetë i është qasur kësaj procedure, ka thënë se anestezioni lokal me adrenalinë i ka ndihmuar të eliminojë të mavijosurat dhe dhimbjet. 'Nuk ka dhimbje gjatë procedurës dhe nuk ndjeni asgjë as gjysmë ore pas procedurës', thotë ajo. Adrenalina po ashtu tërheq gjakun nga pika e brendshme e gjilpërës, që do të thotë se më pas nuk keni nevojë për fasha. 'Nëse nuk keni ndonjë të mavijosur, askush nuk do ta dallojë', thotë Katherine Said.

Image

Procedura që mund ta bëni gjatë kohës së drekës, e njohur si 'fijet e kukullave', përdor gjilpërë dhe fije për të tërhequr lëkurën. 

Image

Infermierja Katherine Millar-Shannon (në foto), që e ofron këtë procedurë te "Durquessa Skin Sanctuary", thotë se fijet janë plotësisht pa dhimbje.

Image

Fijet e kukullave japin efekt tërheqës për lëkurën në hapësirën e caktuar, si dhe efektin regjenerues që funksionon me muaj. 

 

Image

(Kosova Sot)