< Ja si ta trajtoni fytin e pezmatuar me këta përbërës natyralë - Shëndetësia - Kosova Sot
Ja si ta trajtoni fytin e pezmatuar me kėta pėrbėrės natyralė

Ja si ta trajtoni fytin e pezmatuar me kėta pėrbėrės natyralė

MENTA

Menta ka përbërës kundër mikrobeve dhe inflamacioneve që ndalojnë rritjen e baktereve.

Përbërësit:

• 1 gotë ujë (250 ml),

• 1 lugë gjethe të mentës (10 g).

 Përgatitja:

• E vloni ujin në fillim, kur të ketë vluar, shtoni gjethet e mentës.

• E lini të vlojë për 10 minuta dhe më pas e përzieni.

Si ta pini:

• E pini në dy gllënjka, 2 ose 3 herë në ditë.

 • Po deshët, shtoni pak lëng limoni.

MJALTI

Mjalti është një nga antibiotikët më të fortë natyralë, e shkaku i kësaj, është ilaç i fortë për të shëruar fytin e pezmatuar.

Përbërësit:

• 2 lugë mjaltë (50 g),

• 1 gotë ujë (250 ml).

Përgatitja:

• Tretni lugët e mjaltit në ujë të vakët.

Si ta pini:

• E pini dy herë në ditë derisa dhimbjet të zhduken.

XHENXHEFILI

Xhinxheroli, përbërësi aktiv në xhenxhefil, ka veti kundër mikrobeve dhe inflamacioneve që ndihmojnë në trajtimin e gjendjeve si kjo, që shkaktojnë dhimbje në fyt.

Përbërësit:

• 1 lug xhenxhefil të bluar (5 g),

• 1 gotë ujë (250 ml).

Përgatitja:

• Shtoni xhenxhefilin e bluar në një gotë me ujë të vluar dhe e mbuloni.

• E lini që vlojë për 10 minuta, e përzieni dhe e pini.

Si ta pini:

• E pini porsa të ndjeni simptomat e para të irritimit në fyt.

• E pini 2 ose 3 herë në ditë nëse është e nevojshme.

 QUMËSHTI I SHAFRANIT

Qumështi i shafranit është ilaç antik pasi përmban shumë nutriente që kontrollojnë gjendjen që prek traktin respirator dhe mushkëritë.

Përbërësit:

• 1 lugë pluhur shafrani (5 g),

• A gotë qumësht (250 ml),

• 1 lugë mjaltë (25 g).

Përgatitja:

• Tretni shafranin pluhur në një gotë qumësht të ngrohtë e më pas shtoni mjaltin.

 Si ta pini:

• E pini një herë në ditë për të lehtësuar dhimbjet.

BIMA "SALVIA"

 Gjethet e kësaj bime promovojnë lehtësimin nga dhimbjet e fytit. Komponentët e saj antibakterial luftojnë infeksionet.

Përbërësit:

 • 1 lugë "salvia" (10 g),

 • 1 gotë ujë (250 ml).

Përgatitja:

• Shtoni gjethet e bimës në ujin e vluar dhe e lini të vlojë për 10 minuta.

Si ta pini:

• Merrni disa pika dhe i shpëlani fytin për rreth 30 sekonda. Mos e përpini.

• E pështyni dhe e përsëritni 3 herë në ditë.

UTHULLA E MOLLËS

Acidet organike në uthullën e mollës ndihmojnë në neutralizimin e pH-së në fyt për të kontrolluar të djegurat dhe të kruarat.

Përbërësit:

• 1 lugë uthull molle (10 ml),

• 1 gotë ujë (250 ml),

• 1 lugë mjaltë (25 g).

Përgatitja:

• Tretni uthullën e mollës në një gotë me ujë të ngrohtë dhe shtoni lugën e mjaltit.

Si ta pini:

 • E pini në stomak të thatë dhe, nëse është e domosdoshme dy herë në ditë.

17 orë e 33 minuta më parë