< Arsyet përse duhet ta përfshini kanellën në ushqim - Shëndetësia - Kosova Sot
Arsyet pėrse duhet ta pėrfshini kanellėn nė ushqim

Arsyet pėrse duhet ta pėrfshini kanellėn nė ushqim

Kanella është një nga erëzat më popullore. Ka aromë dhe shije të këndshme, por sidomos për vjeshtë është e domosdoshme, transmeton gazeta Kosova sOT.

VITAMINA

Kanella është përplot me vitamina, që janë të domosdoshme gjatë sezonit vjeshtor, kur shpesh vjen deri te ftohjet. Përmban edhe vitamina B, vitamina të grupit A, PP dhe natyrisht vitaminë C.

 FORCON IMUNITETIN

 Falë vajrave esenciale, hekurit, kaliumit, fosforit dhe zinkut në përbërje, kanella ndihmon në prodhimin e antitrupave që ndikojnë kundër sëmundjeve virusale. DISPONIM TË MIRË Kanella e normalizon shtypjen e gjakut, pastron enët e gjakut, ushqen lëkurën. Pos kësaj, ndihmon në përqendrim dhe vëmendje, që shpesh u mungon të rriturve dhe fëmijëve gjatë sezonit vjeshtor.

LUFTON FTOHJEN

Edhe në kohët antike kanella është përdorur te problemet me organet respiratore, kollën, dhimbjet në fyt. Falë vajrave eterike në përbërje, lufton ftohjen.

KUJDESET PËR PESHËN

 Kanella ka efekt stimulues në traktin gastrointestinal dhe ndihmon gjatë periudhës së motit të ftohtë, kur ballafaqohemi edhe me oreksin e shtuar.

(Kosova Sot)

9 orë e 12 minuta më parë