< Uji me mjaltë, aleat i shëndetit - Shëndetësia - Kosova Sot
Uji me mjaltė, aleat i shėndetit

Uji me mjaltė, aleat i shėndetit

Dihet fare mirë se mjalti është një nga ushqimet më të shëndetshme në botë. Thuhet se shëndeti vjen nga barku, e nëse është kështu, duhet ta konsumoni për t'i thithur vetitë e tij shëruese. Sidomos ndikon te ata që kanë telashe me kapsllëkun. Është një pije e thjeshtë me mjaltë që duhet konsumuar çdo ditë për të përmirësuar tretjen.

PËRBËRËSIT: • 2 dcl ujë të vakët, • 1 lugë mjaltë. Përgatitja:Përzieni mirë ujin dhe mjaltin, prisni që të tretet mirë e më pas e pini. Uji duhet të jetë i vakët e kurrsesi i vluar, sepse shkatërron vetitë shëruese të mjaltit. Si ndikon në tretje: 1. Lehtëson kalimin e ushqimit në sistemin tretës, nga zorra e hollë në të trashën. 2. Neutralizon gazrat që prodhohen në sistemin tretës. 3. Qetëson lukthin dhe ndihmon në shërimin e të thatit në lukth dhe bakteret në stomak. Si reagon në trup: 1. Detokson trupin, hedh helmet jashtë. 2. Me pak lëng limoni shndërrohet në aleat për humbje në peshë. 3. Ndikon si antibakterial, ju furnizon me enzima, vitamina dhe minerale që luftojnë bakteret e dëmshme. 4. Lehtëson alergjitë. 

(Kosova Sot)

12 orë e 31 minuta më parë