< Shpargujt shërojnë veshkat, fshikëzën dhe infeksionet urinare - Shëndetësia - Kosova Sot
Shpargujt shėrojnė veshkat, fshikėzėn dhe infeksionet urinare

Shpargujt shėrojnė veshkat, fshikėzėn dhe infeksionet urinare

Shpargujt janë perime që pos se përdoren në ushqim, përdoren edhe në përmirësimin e shumë problemeve shëndetë- sore. Janë burim ideal për fibra, acid folik, vitamina C, E dhe B6, e përmbajnë edhe natrium, kalium, kalcium, magnez dhe fosfor e zink. Mes të tjerash, përdoret për lehtësimin e dhimbjeve në nyja, rregullojnë çekuilibrin hormonal te femrat, kapsllëkut, pastrimin e gjakut, rritjen e pjellorisë, kundër parazitëve të zorrëve, kundër reumës, transmeton gazeta Kosova Sot. Në të njëjtën kohë aplikohet edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe në fytyrë për pastrimin e lëkurës dhe për të hequr qafe aknet. Janë dy përbërës të kësaj bime që ndihmojnë në shërimin e infeksioneve urinare dhe gjendjeve të tjera që shkaktojnë dhimbje dhe ënjtje në traktin urinar si dhe parandalojnë krijimin e rërës dhe gurëve në veshka. Shumë pacientë që kanë probleme me veshkat, që kanë simptoma e shtypje të lartë të gjakut duhet të përdorin shpargujt. Shpargujt shpesh shihen edhe si diuretikë natyralë që ndihmojnë te ulja e shtypjes së gjakut. Pos kësaj, kanë edhe efekt qetësues të gjithë sistemit urinar. Kur veshkat të dëmtohen, e kanë të vështirë të funksionojnë, pasi helmet grumbullohen në gjak, që sjell deri te simptomat serioze dhe probleme. Shpargujt ndihmojnë duke pastruar fshikëzën dhe veshkat, duke nxjerrë jashtë të gjitha helmet përmes traktit urinar.

(Kosova Sot)

14 orë e 54 minuta më parë