Dieta kundër plakjes

  • 17 November 2017 - 19:01
Dieta kundër plakjes

Nëse dëshironi ta ngadalësoni procesin plakjes dhe ta zgjatni jetëgjatësinë, atëherë kjo dietë është për juve. Dieta kundër plakjes përfshin prodhime, konsumimi i të cilave ndihmon në ngadalësimin e procesit të plakjes. Qëllimi i dietës është që të pakësohet konsumimi i kalorive për 30 për qind në krahasim me konsumimin standard dhe të përdoren minerale, vitamina dhe nutriente të tjera esenciale që kontribuojnë në kujdesin ndaj organeve vitale. Duke e përdorur këtë dietë, mund ta përmirësoni shëndetin në përgjithësi, të parandaloni dhe të kontrolloni diabetin si dhe sëmundjet e zemrës, sëmundjet e Parkinson-it dhe Alzhaimerit. Ekuilibrimi i ushqimit, konsumimi i sasisë së mjaftueshme të ushqimit është kyç për rininë. Para jush është lista e prodhimeve për dietën kundër plakjes.

AMINOACIDET OMEGA-3, KUNDËR RRUDHAVE DHE INFLAMACIONEVE

Në këtë grup hasim: troftë, salmon, badem, sardele, ton, harengë… Peshqit përmbajnë aminoacidet omega-3 dhe omega-6. Këto aminoacide pakësojnë inflamacionet e ndryshme në organizëm që shkaktojnë mbylljen e poreve të lëkurës, aknet dhe shfaqjen e rrudhave.

ARRAT

Hani disa arra gjatë ditës. Arrat përmbajnë sasi të konsiderueshme të antioksiduesve, vitaminë E dhe aminoacide të pangopura.

ÇAJI I GJELBËR

Pini së paku dy gota çaj të gjelbër në ditë. Ky çaj është dëshmuar se është "çudibërës", kur në pyetje është parandalimi i sëmundjeve.

VAJI I ULLIRIT

Shumë i dobishëm për kujtesë. Ullinjtë përmbajnë yndyrat mono të ngopura dhe vitaminë E, që ulin nivelin e kolesterolit të keq dhe shtojnë sasinë e atij të mirë.

PEMË DHE PERIME

Hani 500 - 1.000 gr pemë dhe perime në ditë. Zgjidhni ato pemë e perime me ngjyra të ndryshme. Çdo ditë hani një porcion të madh me sallatë sezonale. Pemët dhe perimet përmbajnë sasi të madhe me vitamina e minerale që e ngadalësojnë procesin e plakjes.

LËNGJET

Pini 1,5 litra lëngje në ditë. Opsioni më i mirë është uji dhe çaji i gjelbër. Më pak pini kafe dhe lëngje që e thajnë trupin. Në mbrëmje pini çaj kamomili, ndihmon të relaksoheni. 

(Kosova Sot)