FARAT USHQYESE DHE DOBITË PREJ TYRE

  • 17 November 2017 - 20:00
FARAT USHQYESE DHE DOBITË PREJ TYRE

Farat ushqyese janë origjina e nutrienteve. Para së gjithash, janë bimë e gjallë që lejon rigjallërim dhe rigjenerim. Farat janë ushqim që mund të mbahen të gjalla edhe pasi të kultivohen. Përmbajnë sasi të mëdha me vitamina, proteina, minerale, enzima dhe vajra esenciale.

Image

FARAT E LULEDIELLIT

Farat e lulediellit përmbajnë rreth 36 për qind vaj dhe 23 për qind proteina. Po ashtu, këto fara janë burim për vitamina E, B1, B2 dhe B3. Për më shumë, mbajnë minerale si kalium, hekur, magnez dhe fosfor. Farat e lulediellit ofrojnë aminoacide omega 6 që janë të rëndësishme për metabolizmin celular dhe për ta reduktuar rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare. Plus, ato përmbajnë fibra të tretshme dhe të patretshme, që ndihmojnë funksionimin e zorrëve si duhet.

Image

FARAT E KUNGULLIT

Farat e kungullit janë burim i mirë për proteina. Pas së gjithash, vetëm 100 gramë ofrojnë rreth 54 për qind të vlerave ditore. Po ashtu përmbajnë edhe aminoacidet esenciale (omega 3 dhe omega 6) që ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq dhe përmirësojnë sistemin e qarkullimit. Pasi që përmbajnë shumë vitamina B, vitamina E, acid folik, fosfor, magnez dhe hekur, ofrojnë ndihmë edhe nëse keni mungesë të këtyre mineraleve në trup. Në fund përmbajnë edhe kurkubitacinë, që ndihmon në heqjen e paraziteve nga zorrët. 

Image

FARAT E LIRIT

Farat e lirit sidomos njihen për përmbajtjen e tyre me acidet alfalinoike (që janë pjesë e aminoacideve omega 3). Plus, njihen edhe për faktin se ofrojnë shumë nutriente si karbohidrate, fibra, proteina, vitamina B dhe E, kalcium, magnez, fosfor dhe kalium. Së bashku këto nutriente funksionojnë si antioksidues, kundër inflamacioneve. Po ashtu janë shumë ët përdorshëm për të gjithë ata që vuajnë nga kapsllëku dhe inflamacionet e zorrëve. 

Image

FARAT ÇIA

Farat çia njihen si burimi më i mirë i perimeve për aminoacidet omega 3. Farat çia janë të pasura me vitamina (sidomos me vitamina B) dhe me shumë minerale si (kalcium, magnez, fosfor, zink dhe kalium). Plus, farat çia mund t'i reduktojnë dhimbjet në nyja, inkurajojnë humbjen në peshë dhe përmirësojnë traktin e zorrëve. Ato madje ndihmojnë edhe në parandalimin e problemeve kardiovaskulare dhe diabetin dhe nuk përmbajnë gluten. Por, duhet ditur edhe faktin se farat çia përmbajnë shumë kalori: 100 g kanë 500 kal, kështu që nuk duhet tepruar me konsumimin e tyre. 

(Kosova Sot)