KIVI, PEMA QË RREGULLON TRETJEN DHE JO VETËM

  • 20 November 2017 - 09:13
KIVI, PEMA QË RREGULLON TRETJEN DHE JO VETËM

Kivi ka një shije intensive, të lëngshme, është i pasur me antioksidues dhe përmban vitamina C, madje më shumë se portokajtë. Është burim për kalium, fibra, vitamina A dhe E. Kjo pemë jugore e forcon sistemin imun, rregullon shtypjen e gjakut dhe tretjen, ndihmon në shërimin e sëmundjeve respiratore, dhimbjet e kokës dhe stresin. Me konsumim të rregullt të kivit ulni edhe nivelin e triglicerideve në gjak për 15 për qind. Pos kësaj, ndihmon edhe në shërimin e plagëve, në përkujdesjen e eshtrave. Kivi ka ndikim të fortë në traktin tretës. Shumë njerëz që kanë probleme me tretjen, simptomat më të shpeshta janë: Fryrje, dhimbje në stomak, vështirësi në zbrazjen e zorrëve, gazra, disponim jo i mirë. 

(Kosova Sot)