Kafjalli, i cili ua nxit tretjen
Nëse doni që organizmi juaj të ketë energji për tërë ditën, atëherë furnizojeni atë me gjësendet ushqimore në vazhdim. Ja një recetë e thjeshtë për qull integral të tërshërës, i cili do ta nxisë tretjen.
Qulli integral i tërshërës:
1 lugë e kafes flluska të tërshërës
1 lugë e kafes thekër
1 lugë e kafes fara të lirit
1 lugë e kafes krunde të grurit
1 lugë e kafes mel
1 lugë e kafes elb
1 lugë e kafes stafidhe
Përgatitja:
1. Qituni ujë të valë të gjithë përbërësve dhe lërini që të rrinë gjatë natës.
2. Në mëngjes zieni për 5-10 minuta, por kini kujdes që të mos thahen tepër. Largoni nga zjarri dhe lini të qëndrojnë 20-30 minuta.
3. Shtoni pak kripë dhe shërbehuni. Mund ta shtoni edhe ndonjë pemë, p.sh. mollë.
(Kosova Sot)