Arsye të shkëlqyeshme për ta konsumuar trangullin për çdo ditë

  • 21 November 2017 - 16:40
Arsye të shkëlqyeshme për ta konsumuar trangullin për çdo ditë

Trangujt hidratojnë, janë mjet i hatashëm për të humbur në peshë, kanë përbërës kundër inflamacioneve dhe për më shumë bëjnë magjinë kundër stresit.

TË HATASHËM PËR TRURIN

Para së gjithash, trangujt përmbajnë flavonole kundër inflamacioneve që promovojnë shëndetin e trurit. Funksioni kryesor është ta forcojë lidhjen e neuroneve. Prandaj, trangujt ndihmojnë për kujdesen e kujtesës, mbrojnë qelizat nervore që ndodhin me kalimin e viteve.

JANË FANTASTIKË DHE NATYRALË, KUNDËR INFLAMACIONEVE

Për më shumë, trangujt e mbajnë trupin të "freskët" në shumë mënyra. Falë përmbajtjes së ujit, trangujt gjallërojnë dhe pastrojnë qelizat gjatë proceseve të brendshme. Po ashtu, ekstraktet nga trangujt janë të hatashëm në reduktimin e dhimbjeve dhe infeksioneve.

REDUKTOJNË STRESIN

Siç e kemi thënë më lart, trangujt janë të pasur me vitamina nga vitaminat e kompleksit B. Këtu përfshihen vitamina B1, vitamina B5 dhe vitamina B7. Kjo familje me vitamina është efektive në relaksimin e sistemit nervor dhe lehtëson nga stresi dhe ankthet. Nëse trangullin e përgatisni me lëng molle apo e pini në kombinim me lëngun e limonit, do të keni një mënyrë natyrale për ta luftuar stresin.

PËRMIRËSOJNË SHËNDETIN TRETËS

Trangujt janë super të pasur me dy elementet më të rëndësishme kur bëhet fjalë për shëndetin tretës: ujë dhe fibra. Bëni një shprehi që për çdo ditë ta hani trangullin përmes sallatave me farat të susamit dhe me uthull molle. Për më shumë, të gjithë ata që vuajnë nga acidi refleks, trangujt mund të jenë ilaç natyral.

NDIHMOJNË NË KUJDESIN NDAJ PESHËS

Ky është fakti më i njohur që ndërlidhet me trangujt. Në fakt, trangujt janë pjesë e shumë dietave për humbje në peshë. Mos harroni se kur dëshironi të humbnin peshë, dietat e vështira nuk janë zgjidhja më e mirë. Trangujt janë të hatashëm në këtë drejtim. Është me rëndësi ta kujtoni të mbani një dietë të ekuilibruar me elementet: proteina, karbohidrate, yndyra mono të ngopura, etj.

TRANGUJT KUJDESEN PËR SHËNDETIN E ZEMRËS

Për më shumë, trangujt përmbajnë sasi të madhe me kalium, që është i rëndë- sishëm në rregullimin e shtypjes së gjakut. Është esenciale për të pasur një ekuilibër të mirë midis kaliumit dhe sodiumit. Kaliumi vepron edhe si elektrolit që ndihmon funksionimin e qelizave. 

 

(Kosova Sot)