Përse duhet të hani banane gjatë vjeshtës dhe dimrit?
Nëse duhet të pyeteni a duhet t'i hani bananet gjatë vjeshtës e dimrit, ne ju ofrojmë disa këshilla që ta bëni këtë, transmeton gazeta Kosova Sot.
KUNDËR DEPRESIONIT
Sezoni i ftohtë - burim i melankolisë, pikëllimit dhe depresionit. Nëse këta 'armiq; ju shfaqen, atëherë hani banane. Bananet përmbajnë shumë aminoacide dhe vitamina, që kontribuojnë në krijimin e ndjenjës së lumturisë, duke prodhuar hormonet e lumturisë.
KUNDËR HIPERTENSIONIT
Shkaku se përmbajnë shumë kalium, bananet kanë efekt të dobishëm edhe në sistemin kardiovaskular. Ndihmojnë edhe te presioni i lartë i gjakut. Pra, të gjithë ata që vuajnë nga shtypja e lartë e gjakut, le ta përfshijnë një banane në menynë e tyre të përditshme.
PËR ENERGJI
Bananet janë shumë ushqyese, në mënyrë të përsosur e kthejnë energjinë pas lodhjes fizike, e po ashtu janë edhe të mira në palestër.
PËR LËKURË
Në banane hasim shumë vitamina E, e cila është e dobishme për femrat, sepse përkujdeset për gjendjen e lëkurës, duke e bërë më të butë dhe më me shkëlqim.
(Kosova Sot)