Mësoni si ta përgatisni kloridin e magnezit për të reduktuar ankthin dhe për të humbur në peshë

  • 05 December 2017 - 13:07
Mësoni si ta përgatisni kloridin e magnezit për të reduktuar ankthin dhe për të humbur në peshë

Kloridi i magnezit ka shumë veti shëruese, më së miri njihet se ndihmon në humbjen në peshë dhe heq toksina pa e rrezikuar shëndetin. Klroidi i magnezit janë kripëra që janë të tretshme në ujë me një shije midis të njelmët dhe të hidhur .

VETITË E KLORIDIT TË MAGNEZIT PËR TRUP

 Magnezi ndihmon në forcimin e eshtrave dhe nyjave duke mbledhur kalciumin e grumbulluar. Po ashtu është ilaç i mirë natyral kundër sklerozës. Për më shumë, e pastron trupin dhe ndihmon në parandalimin e pikës në tru. Rigjallëron organet dhe kujdeset për funksionimin vital të organeve në trup, sidomos gjëndrave. Për shembull, aktivizon punën e veshkave dhe ndihmon në eliminimin e acidit urik. Magnezi redukton lodhjen si dhe rregullon ekuilibrin e mineraleve në trup. Përbërësit aktivë të magnezit lehtësojnë dhimbjet dhe rregullojnë problemet që lidhen me prostatë. Pas moshës 40 vjeçe, magnezi është mineral esencial. Mungesa e tij mundet të shkaktojë shumë sëmundje.

 MAGNEZI LUFTON KUNDËR DISA SËMUNDJEVE

 Disa shembuj të sëmundjeve që mund të shmangen falë përdorimit të kloridit të magnezit janë: Parandalon kancerin në zorrë të trashë. Parandalon problemet me prostatë. Magnezi parandalon diabetin dhe përmirëson cilësinë e atyre që tashmë vuajnë nga diabeti. Magnezi mund të parandalojë sëmundjet kardiovaskulare. Përmirëson problemet me tretje dhe çrregullimet në zorrë. Sëmundje tjera që magnezi i shëron janë: Alzheime-i, Astma, Aritmia, Dhimbjet dhe lodhjen, Hipertensionin, Stresin. SI

TA PËRGATISNI KLORIDIN E MAGNEZIT:

Përbërësit:

 1 gotë ujë (200 ml),

 1 lugë klorid magnezi (10 g),

Lëngun nga gjysmë limoni,

1 lugë mjaltë (7.5 g), Akull.

 SI TA PËRGATISNI:

 Lugën me klorid magnezi e vendosni në gotën me ujë dhe e përzieni mirë derisa të tretet. Më pas, shtoni lëngun e limonit, lugën me mjaltë dhe po deshët akullin. Kur duhet ta konsumoni: Këtë ilaç duhet ta konsumoni 4 herë në javë për një periudhë kohore prej 2 muajsh. Do të ishte mirë ta konsumoni pas kafjallit.

(Kosova Sot)