E dëshmojnë ekspertët: 'supa e gjyshes' shëron ftohjet - Shëndetësia - Kosova Sot
E dėshmojnė ekspertėt:

E dėshmojnė ekspertėt: 'supa e gjyshes' shėron ftohjet

Konsumimi i një pjate me supë pule është kura më e mirë për ftohjet e këtij dimri, sipas ekspertëve. Një studim ka gjetur fakte se supa e pulës mundet t'i lehtësojë simptomat e infeksioneve të sipërme respiratore, sepse përmban përbërës që luftojnë inflamacionet. Për më shumë, ekspertët tregojnë se aroma, erëzat dhe ngrohtësia nga supa ndihmojnë në pastrimin e kongjestionit që shkaktohet nga ftohjet e zakonshme. Studimi i ekspertëve nga "University of Nebraska" e vë 'supën e gjyshes' si recetë për të testuar këtë nëse është mit apo e vërtetë. Vetitë shëruese të supës së pulës njihen qëmoti, shekuj më përpara. Që nga kjo kohë, receta për supën e ngrohtë të oulës janë bartur nëpër gjenerata duke theksuar vetitë shëruese kundër ftohjes. Dr. Stephen Rennard ka studiuar recetën e gjyshes, ku përfshihen mishi i pulës, qepa, patatet e ëmbla, karota, majdanoz, selino, presh, kripë dhe piper. Rezultatet zbuluan se supa e ngrohtë e pulës përmban komponent kundër inflamacioneve, duke shkurtuar edhe kohëzgjatjen e infeksionit. 

(Kosova Sot)

17 orë e 46 minuta më parë
24/01/18