Dietat me pemë dhe perime shkatërrojnë organizmin

  • 01 August 2015 - 12:42
Dietat me pemë dhe perime shkatërrojnë organizmin

E njohur si vajza-banane, një australiane ka mahnitur botën me dietën në të cilën konsumon vetëm pemë, më së shumti banane. Mjekët pohojnë se kjo është mënyrë skandaloze e të ushqyerit dhe dietë, e cila në mënyrë të drejtpërdrejtë dëmton shëndetin, sepse përmes saj nuk konsumohen yndyrat dhe proteinat e domosdoshme për organizmin, ndërsa që mundet të pasojë ndonjë sëmundje e rëndë dhe serioze.

Dietat me pemë janë ‘gjithçka’ dhe është shumë interesante se si femrat bëhen viktimë vetëm për të humbur në peshë. Vitet e fundit në modë janë gjithnjë e më shumë përzierje të pemëve dhe perimeve që shndërrohen në lëngje.

Kjo mënyrë e të ushqyerit është shndërruar në fanatizëm, ndërsa që brengosësh është përzierja e pemëve dhe perimeve ku humben vitaminat. Dieta me pemë apo perime shërben për të shkrirë kilet duke viktimizuar organizmin, por pas ndryshimit të ushqimit, kilet kthehen, madhe shumëfish. (Kosova Sot)