Shenjat që shfaqen një muaj para infarktit

  • 22 December 2017 - 14:10
Shenjat që shfaqen një muaj para infarktit

Mësoni si t'i njihni simptomat e infarktit dhe të reagoni, sepse kjo mund t'jua shpëtojë jetën apo ndoshta edhe mund t'ia shpëtoni jetën dikujt.

LODHJA

Nëse arteriet tkurren, zemra pranon më pak gjak se zakonisht, prandaj punën e ka më të rëndë. Kjo është arsyeja përse ndiheni të lodhur dhe të përgjumur.

MBETJA PA FRYMË

Nëse zemra pranon më pak gjak, kjo do të thotë se zemra merr më pak oksigjen sesa normalisht. Nëse keni probleme me frymëmarrje, sa më parë ta lajmëroni mjekun, sepse kjo do të thotë që sulmi në zemër po afron.

PLOGËSHTI

Nëse trupi plogështohet, përkatë- sisht ndiheni pa energji, kjo pasi arteriet përnjëherë ngushtohen dhe nuk e lejojnë gjakun të qarkullojë si duhet. Atëherë muskujt nuk marrin atë që u nevojitet dhe mund t'i humbni ndjenjat.

MARRAMENDJE DHE DJERSË TË FTOHTA

Qarkullimi i dobët është fajtor edhe për mosfurnizimin e trurit me gjak, e kjo rrezikon jetën. Në situatë të tillë keni marramendje dhe djersë të ftohta.

(Kosova Sot)