NGËRÇET NË KËMBË GJATË NATËS, ÇFARË I SHKAKTON DHE SI T'I PARANDALONI

  • 30 December 2017 - 18:42
NGËRÇET NË KËMBË GJATË NATËS, ÇFARË I SHKAKTON DHE SI T'I PARANDALONI

Ngërçet në muskuj janë dhimbje që shfaqen shpejtë dhe zgjatin nga disa sekonda deri në disa minuta, më shpesh në këmbë. Shfaqen si pasojë e shtrëngimit jo të zakonshëm e të tepruar të muskujve. Ngërçet në këmbë gjatë natës zakonisht shfaqen shpejtë, nganjëherë në gjunjë apo edhe shputa. Shpesh shfaqen menjëherë pasi të flemë apo kur të zgjohemi. Përderisa ngërçet te shumica e njerëzve janë vetëm pengesë momental, te disa shfaqen më shpesh dhe krijojnë pengesa të përditshme. Te kjo gjendje mund të ndikojnë aktivitetet e ndryshme, lëndimet, ushtrimet. Ngërçet mund të shfaqen edhe si pasojë e mungesës së kalciumit dhe magnezit. Ngërçet i shkaktojnë edhe temperaturat e ulëta, sidomos uji i ftohtë, qarkullimi jo i mirë i gjakut. Për të parandaluar një gjë të tillë, duhet t'i shtrini këmbët dhe duke bërë masazh muskujve. Edhe një dush i ngrohtë apo vendosja e një kompresës së ngrohtë. Nëse aplikoni akull në muskuj, kurrë mos e bëni nj gjë të tillë duke vendosur akullin drejtpërdrejtë në lëkurë, por përdorni një shtresë. Nëse ngërçet ju shfaqen shpesh, ju pengojnë dhe nuk mund të flini, edhe mjeku mundet t'ju përshkruajë ilaç për relaksim të muskujve.

(Kosova Sot)